Shoqata Dentare Shqiptare

Shoqata Dentare Shqiptare

Shoqata Stomatologjike Shqiptare eshte themeluar ne vitin 1998 dhe eshte organizata me e madhe e cila perfaqeson gjithe profesionistet dentar ne Shqiperi. Kjo organizate funksionon mbi baza vullnetare dhe drejtohet nga kryesia e perbere nga 17 anetare. Ajo punon per ngritjen profesionale dhe ruajtjen e autonomise profesionale dhe informon shtresat e ndryshme te popullsise per menyren e parandalimit apo trajtimit te patologjive qe lidhen me kavitetin e gojes. Gjithashtu bashkepunon me organizata profesionale (dentare) brenda dhe jashte vendit dhe intitucione private dhe shteterore Shqiptare per arrijen e standardeve te larta profesionale dhe permiresimin e cilesise se sherbimit qe i ofrohet komunitetit. Si organizata me e madhe dhe me e vjeter profesionale dentare ajo ofron ekspertizen e saj ne hartimin e politikave, strategjive, akteve ligjore dhe nenligjore apo probleme klinike nepermjet specialisteve me te mire ne vend. Eshte e dokumentuar se dentistria Shqiptare daton qe ne fillimet e shekullit te XX. Kjo i referohet diplomave te Dr. Hasan Kadukut dhe reklames se aktivitetit te tij ne revisten "Zemra e Krishtit". Ne 10-05-1931 formohet Federata e pare e Dentisteve ne Shqiperi.

Apolonia - Shoqëria e Stomatologëve Shqiptarë të Maqedonisë © 2025